Komuna e Vitisë vazhdon me përkujdesjen shëndetësore për të moshuarit
Një ekip shëndetësor ka qëndruar në fshatin Letnicë të Vitisë, saktësisht në ambulanten e fshatit, ku janë kontrolluar pacientët e rastit.
Vjollca Kadolli-Halili, drejtoresh e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka bërë me dije se përpos vizitave mjekësore pacientëve të këtij fshati të cilët janë kryesisht të moshës së shtyrë dhe të komunitetit kroat do t’u jepet terapia e nevojshme.
Komuna e Vitisë edhe në të kaluarën është interesuar për të moshuarit e këtij lokaliteti duke u ofruar ndihma dhe shërbime të nevojshme shëndetësore.
Drejtoresha Kadolli-Halili ka potencuar se vizitat e tilla shëndetësore do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në këtë lokalitet duke ditur nevojën të cilën kanë banorët e saj për shërbime shëndetësore.
/Epoka e re/