Komuna e Vushtrrisë blen autoambulancën e re

18 gusht 2023 | 10:32

Komuna e Vushtrrisë ka blerë një autoambulancë të re, e cila ka kushtuar 57 mijë euro.

Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi ka thënë se ky hap është ndërmarrë për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

“Me qëllim të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, si komunë kemi blerë një autoambulancë të re për QKMF-në e Vushtrrisë!”, ka shkruar Idrizi në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar dërgimin e aeroplanëve luftarakë…