Komuna e Vushtrrisë do të aplikojë në disa fonde të qeverisë japoneze
12 shkurt 2019
| 15:49
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur në një takim pune përfaqësuesin e Zyrës ndërlidhëse të Qeverisë japoneze në Prishtinë, Mark Rodiqi.
Pas këtij takimi, Tahiri ka bërë me dije se me Rodiqin ka biseduar për përkrahjen e disa projekteve të komunës që drejton nga qeveria japoneze.
“Me z. Mark Rodiqi, nga Zyra ndërlidhëse Qeverisë japoneze në Kosovë, biseduam për përkrahjen e projekteve të Komunës së Vushtrrisë nga Qeveria japoneze. Janë disa projekte me të cilat komuna do të aplikojë për fonde tek Qeveria japoneze”, ka thënë kryetari Tahiri. Qeveria japoneze është donatori i tretë më i madh në Kosovë.
/Epoka e re/