Komuna e Vushtrrisë fillon me teste serologjike për Covid

07 janar 2021 | 09:12

Komuna e Vushtrrisë ka filluar me teste serologjike për Covid-19, për të hulumtuar shkallën e përhapjes së këtij virusi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me dije se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) ka bërë përgatitjet e duhura në këtë drejtim.

“Do të fillojmë me punëtorët shëndetësorë, pastaj punëtorët e arsimit, Policinë e Kosovës në Vushtrri dhe punëtorët e administratës. Testimi i qytetarëve do të bëhet vetëm me udhëzim të mjekut familjar, testimi është falas, testohen ata qytetarë të cilët nuk kanë shenja klinike (qytetarët me shenja klinike testimin për Covid e kryejnë në IKShPK), pra nuk ka nevojë që qytetarët të shkojnë në laborator por fillimisht konsultohen me mjekun familjar i cili pastaj jep udhëzimin për testim”, ka thënë Tahiri.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Dhurata Dora është një nga këngëtaret më…