Komuna e Vushtrrisë ndan 145 sera për fermerët
15 maj 2020
| 16:57
Në kuadër të projekteve për mbështetjen e bujqësisë, Komuna e Vushtrrisë ka ndare 145 sera për fermerë vushtrrias.
Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka bërë me dije se serat janë të pajisura edhe e sistemin e ujitjes si dhe me rezervuar për ujë.
“Në kohën e Coronavirus duhet të kemi kujdes nga virusi por edhe më e rëndësishme akoma është detyra që të rrisim prodhimin vendor”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)