Komuna e Vushtrrisë ndan 200 mijë euro për përballimin e pandemisë Covid-19

27 mars 2020 | 14:03

Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e 200 mijë eurove për përballimin e situatës emergjente si rezultat e pandemisë koronavirus.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka falënderuar të gjitha partitë politike që mbështeten propozimin e ekzekutivit për ndarjen e këtyre mjeteve.

“Dua të falënderoj të gjithë asamblistët e të gjitha grupeve politike të Vushtrrisë që unanimisht e përkrahen këtë propozim si dhe masat tjera të ndërmarra nga Shtabi Emergjent Komunal. Do ta fitojmë edhe këtë betejë, bashkë!”, ka deklaruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Melihate Tërmkolli Eurodeputetja Viola von Cramen-raportuese për Kosovën në…