Komuna e Vushtrrisë ofron shërbime online për bashkatdhetarët
Komuna e Vushtrrisë sot ka lansuar shërbimin online për të informuar bashkatdhetarët rreth procedurave dhe shërbimeve të saj.
Drejtori i Administratës, Mehmet Selaci përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”, ka bërë të ditur se të gjithë bashkatdhetarët që i përkasin kësaj komune mund të shkruajnë në aplikacionet Viber osë WhatsApp, për tu informuar rreth heqjes apo marrjes së shtetësisë, regjistrimin e fëmijëve, lidhje të kurorës/martesës, dhe shërbime të tjera.
Sipas tij, qëllimi i tyre është shkurtimi i procedurave për bashkatdhetarët duke u dhënë informatat e sakta.
Postimi i plotë i Selacit:
Nga sot, ju mund të na shkruani në aplikacionet Viber ose ËhatsApp, për çdo informatë që ju duhet rreth procedurave të ndryshme siç janë: Aplikimi për heqjen apo marrjen e shtetësisë, regjistrimin e fëmijëve, lidhje të kurorës/martesës, përmirësim të të dhënave dhe shërbime të tjera të kësaj zyre.
Numri kontaktues është +383 464 42000, ne, do të mundohemi që në kohë sa më të shpejt të ju përgjigjemi në pyetjen/kërkesën tuaj.
Vërejtje:
Ky shërbim vlen vetëm për Zyrën e Gjendjes Civile, është lansuar enkas për bashkatdhetarët tanë, por normalisht që mund të përdoret nga çdo qytetar që ka pyetje/kërkesë në lidhje me shërbimet tona. Nuk pranohen telefonata në këtë numër, por vetëm kërkesat me shkrim.
Qëllimi ynë është që të ua shkurtojmë bashkatdhetarëve tanë procedurat, duke u dhënë informatat e sakta, që në rast aplikimi për shërbimet tona, ata të humbin sa më pak kohë, kohë të cilën do të mund ta kalojnë me familje e shoqëri .
Falënderim i veçantë për vushtrriasin Qendrim Merovci, që ndihmoj në realizimin e këtij projekti.
Me respektin dhe mirënjohjen më të madhe për bashkatdhetarët.