Komuna e Vushtrrisë ofron shërbime për diasporën edhe ditën e shtunë
05 korrik 2023
| 16:01
Komuna e Vushtrrisë deri më 31 gusht do të ofrojë shërbime për diasporën edhe ditën e shtunë.
Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi ka njoftuar se enkas për diasporën janë krijuar sportele të veçanta që do të ofrojnë shërbime ditëve të punës, ndërkaq çdo të shtunë nga ora 10:00 deri në orën 14:00 do të punojnë shtatë zyrtarë në Zyrën e Gjendjes Civile dhe në Qendrën për Shërbim me Qytetarë.
“Këtë vendim e kam marrë me qëllim që bashkatdhetarët nga diaspora të mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet për të cilat kanë nevojë në administratën e komunës”, ka thënë ai.
Edhe vitin e kaluar, Komuna e Vushtrrisë ka punuar ditën e shtunë për të ofruar shërbime për diasporën.