Komuna e Vushtrrisë pajiset me 4 500 kontejnerë për mbeturina
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me dije se në bashkëpunim me GIZ-in gjerman kanë arritur që të sigurojnë 4 500 kontejnerë për hedhjen e mbeturinave.
Ai ka treguar se komuna dhe komisioni komunal bashkë me këshillat e fshatrave do të bëjnë shpërndarjen e kontejnerëve në çdo fshat të Vushtrrisë.
“Komuna ime është shtëpia ime. 4 500 kontejnerë për ekonomitë familjare në Vushtrri, investimi i radhës i Komunës dhe GIZ Gjerman për ambient të pastër. Komuna dhe komisioni komunal bashkë me këshillat e fshatrave do të bëjnë shpërndarjen e kontejnerëve në çdo fshat të Vushtrrisë. I kam kërkuar Komisionit e këshillave të fshatit që shpërndarja të jetë e drejtë dhe pa dallim për asnjë qytetar. Lus qytetarët që munden apo që tashmë e kanë kontejnerin familjar t’i japin përparësi fqinjit të vet që nuk ka mundësi financiare me ble kontejnerin”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/