Komuna e Vushtrrisë për foshnjat e porsalindura do të ndajë nga 120 euro

10 shtator 2020 | 19:29

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se të gjithë fëmijët e porsalindur gjatë vitit 2020 do të përfitojnë nga 120 euro.


Xhaferi ka thënë se Kuvendi i Komunës me vendim unanim nga të gjitha partitë politike, sot ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit prej 120 euro për fëmijët e porsalindur (përfitojnë të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2020).

“Prindërit mund të shkarkojnë formularin e aplikimit online në web faqen e Komunës dhe të dorëzojnë atë bashkë me dokumentet përcjellëse në zyrën pritëse të Komunës”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
11.09.2020 Punime të domosdoshme për siguri te sistemit Prishtinë  1.…