Komuna e Vushtrrisë vazhdon të përkrahë fermerët përmes subvencioneve
05 tetor 2023
| 13:49
Komuna e Vushtrrisë po vazhdon mbështetjen ndaj fermerëve përmes subvencioneve.
Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi ka njoftuar se është hapur thirrja për subvencionimin e fermerëve me 4 euro për shoqëri bletësh, 4 euro për krerë dele e dhi dhe 100 euro për krerë buallice, që si subvencionim përbën risi në Komunën e Vushtrrisë, për këtë specie në zhdukje.
“Të gjitha premtimet për fermerët tanë janë duke u realizuar!”, ka shkruar në “Facebook” Idrizi.