![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/12/zvecan.jpg)
Komuna e Zveçanit pajiset me veturë për transport të vaksinave dhe vizitave në shtëpi
08 dhjetor 2023
| 12:09
Në zbatim të programit për vizitat në shtëpi dhe planit të veprimi për vizitat në shtëpi, Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Zveçanit nënshkruan marrëveshjen për veturën e siguruar për zinxhirin e ftohtë dhe për realizimin e vizitave në shtëpi.
Ministria e Shëndetësisë për komunat në nivel vendi, përmes huamarrjes së Bankës Botërore ka siguruara 23 vetura në vlerë prej 782, 000.00 euro, me qëllim të lehtësimit të punës për realizimin e vizitave në shtëpi për shëndetin e nënës dhe fëmijës, kujdesin paliativ, si dhe në mënyrë të veçantë procesin e vaksinimit.