Komuna edhe sot pastron rrugët e Prishtinës
18 mars 2020
| 11:22
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se edhe sot po vazhdon aksioni për dezinfektimin e rrugëve të kryeqytetit. Këtë veprimtari ai ka thënë se po e bëjnë me qëllim të rritjes së nivelit të pastërtisë nëpër hapësirat publike në kryeqytet me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID 19.
“Vazhdojmë sot. U faleminderit kompanive të mirëmbajtjes dhe personelit të Komunës. #rrNshpi. Vetëm bashkë do t’ia dalim!”, ka shkruar Ahmeti.