Komuna Klinës mbjellë 200 fidanë të llojit pishë
09 maj 2019
| 13:09
Në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Komunën e Klinës është bërë mbjellja e 200 fidanëve të llojit pishë.
Në fillimin e punimeve ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj bashkë me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Me këtë rast, kryetari Elezaj ka theksuar se institucionet duhet të përkujdesën në mënyrë të veçantë për ata që sakrifikuan çdo gjë për lirinë e vendit.
Po ashtu, ai ka thënë se synojnë që brenda vitit të fillojnë me projektin për përkujdesjen për varrezat në tërë komunën e Klinës.
Ky projekt nga Komuna e Klinës do të vazhdojë gjatë tërë vitit edhe me mbjelljen e 300 fidanëve të tjera në lokacione të ndryshme.
/Epoka e re/