Komuna ndanë mjete financiare dhe siguron një asistente për 26 vjeçaren nga Podujeva që lindi katërnjakë
03 prill 2024
| 20:03
Sot është raportuar për një rast shumë të rrallë që ka ndodhë në Repartin e Gjinekologjisë në QKUK në Kosovë.
Një 26 vjeçare nga Podujeva ka lindur katërnjakë: tre gjinisë mashkullore dhe një të gjinisë femërore.
Ky rast ka marrë edhe reagime të shumta – sidomos në rrjete sociale.
E për këtë, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se do të ndajë një shumë parash për nënën e katërnjakve.
Po ashtu, me buxhet të Komunës do të sigurohet edhe një asistente për ta ndihmuar 26 vjeçaren.