Komuna: Nga e premtja shujtat familjeve në nevojë ua dërgojmë në shtëpi

16 prill 2020 | 11:29

Pas hyrjes në fuqi të masave të reja nga Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës e ka ndërprerë shpërndarjen e shujtave të ngrohta për familjet në nevojë.

Dren Kukaj, drejtor për Mirëqenies Sociale, ka sqaruar se prej të premtes do të fillojë shpërndarja e shujtave. Ai ka sqaruar se prej orës 12:00 do të fillojë shpërndarja e shujtave, por ka thënë tha se do të ketë njoftim zyrtar për këtë çështje.

“Kuzhina është pezulluar për dy-tri ditë për shkak të masave të marra nga qeveria që për pasojë kemi pasur paqartësi në raport me lejet e lëvizjes së lirë të stafit që është i përfshirë në kuzhinë.

Po shpresojmë që prej ditës së nesërme do të rifillojmë shpërndarjen e shujtave në dy pika prej orës 12 sikurse edhe më herët. Do ta vendosim edhe një njoftim zyrtar, por sipas të gjitha gjasave nesër në ora 12”, ka thënë Kukaj.

Ai ka treguar se janë duke shikuar mundësinë që shujtat t’u dërgohen 300 deri në 400 familjeve nëpër shtëpitë e tyre, raporton EO. “Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë sa i përket kufizimit të lëvizjes dhe në këtë drejtim jemi duke punuar së bashku vullnetarët që janë paraqitur në komunën e Prishtinës që të ndërtojmë një sistem të cilin do ta bëjmë me dije në të ardhmen ku familjet që paraqiten me kërkesë te ne, pastaj ne shujtat ua dërgojmë në shtëpi.

Dhe do ta testojmë edhe këtë sistem për të shpërndarë shujtat edhe në shtëpi. Do të shpërndahen shujta për 300 deri në 400 familje”, ka bërë me dije Kukaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonjëherë, çfarë shohim ne nuk është e njëjtë me çfarë…