Komuna Prishtinës prezanton programin e mësimit gjithëditor: Përmirëson cilësinë në arsim

15 gusht 2024 | 12:45

Kryetari i Komunës së Prishtinë, Përparim Rama së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Jehona Lushaku-Sadriu, kanë prezantuar programin e ri të mësimit gjithëditor në pesë shkollat e kryeqytetit.

Në konferencë për medie është thënë se qëllim i këtij programi është përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe avancimi i aftësive të fëmijëve përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare.

Shkollat e kryeqytetit që do të fillojnë më mësimin tërëditor nga shtatori i këtij viti janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, shkolla “Model”, shkolla “E Gjelbër” dhe ajo “Nazim Gafurri”.

Kryetari Rama ka thënë se kjo do të ketë ndikim edhe tek prindërit, pasi nuk do të kenë nevojë t’i marrin fëmijët në mesditë. “Mbi te gjitha do të ketë më pak stres të prindërit sepse nuk kanë nevoje të shkojnë t’i marrin fëmijët në shkollë. Prindërit munden të fokusohen diku tjetër dhe jo të shkojnë t’i marrin në mes të ditës. Mësimi tërëditor i bën më të përmbushur edhe prindërit dhe fëmijët”, ka thënë Rama.

Ndërsa drejtoresha e Arsimit, Jeohona Lushaku-Sadriu, ka thënë se qëllimi i këtij programi është ngritja e cilësisë në arsim dhe shndërrimi në model për komunat tjera.

“Qëllimi është ngritja e cilësisë së arsimit dhe të jetë edhe model në komunat tjera. Ka edhe shtete qe e praktikojnë mësimin tërëditor nga 1 deri 5. Kemi siguruar mjete dhe do t’ju mundësojmë që korrikula bazë të realizohet në mënyrë më kreative. Kemi marre sportist në mënyrë qe t’i realizojmë në mënyrë profesionale lëndën e sportit”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Bayern Munchen, Harry Kane, mezi po e pret…