Komuna Skenderaj e “Qatar Charity” do t’i përkrahin me grante 50 familje në nevojë

29 korrik 2020 | 17:15

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ndarjen e 50 grantëve bujqësore për familjet në kushte të renda ekonomike, në vlerë prej 75 mijë eurove.

Në kuadër të këtij memorandumi, komuna e Skenderajt  në bashkëpunim me organizatën në fjalë, do të dhurojnë 23 sera bujqësore, 20 shoqëri bletësh, 6 multikultivatorë dhe një kosë, ku si qëllim kryesor është fuqizimi i ekonomik i familjeve në nevojë.

Kryetari Jashari pas nënshkrimit të këtij memorandumi është shprehur mirënjohës ndaj organizatës “Qatar Charity”, për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë, duke bërë me dije se edhe në muajin maj të këtij viti kanë nënshkruar marrëveshje për hapjen e 39 puseve për ujë të pijshëm në Skenderaj.

Gjatë këtij takimi, Jashari, së bashku me drejtorin e organizatës, “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker, kanë biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit për projekte të tjera jetësore për qytetarët e komunës së Skenderajt. Ndërsa drejtori Abbas Shaker, i ka premtuar kryetarit Jashari bashkëpunim të mëtutjeshëm edhe në fushat e tjera si atë të bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik, duke përkrahur me grante të ndryshme qytetarët e komunës së Skenderajt. /Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas videos së…