Komunarët e Istogut në vitin 2018 shpenzuan rreth 90 mijë euro në dreka zyrtare, udhëtime e mëditje
45 mijë e 508 euro ka shpenzuar Komuna e Istogut gjatë vitit të kaluar vetëm për dreka zyrtare.
Afër 46 mijë euro Komuna ka shpenzuar për udhëtime, mëditje dhe akomodime jashtë vendit, raporton “KTV”-ja.
Më shumë se 70 mijë euro janë shpenzuar për derivate, ndërsa rreth 26 mijë janë shpenzuar në telefon.
në këtë komunë këto shpenzime i ka quajtur shpenzime luksi.
Shpenzimet e buxhetit komunal, sipas saj, duhet të fokusohen më shumë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Kritikë për format e shpenzimit të parasë publike janë edhe qytetarët e kësaj komune.
Komuna, në anën tjetër, është arsyetuar se disa nga paratë janë shpenzuar për të shlyer borxhet e vitit 2017.
Komuna e Istogut, me regjistrimin e fundit të popullsisë, ka rreth 39 mijë banorë.
Ndërsa, buxheti i kësaj komune gjatë vitit të kaluar ka qenë mbi 10 milionë euro.