KOMUNAT DHE INSTITUCIONET QENDRORE DISKUTOJNË SFIDAT NË ZBATIMIN E LIGJIT PËR ZYRTARËT PUBLIK

15 nëntor 2023 | 23:22

Asociacioni i Komunave të Kosovës organizoi takimin mes Kolegjiumit të Menaxherëve të Personelit dhe Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), për të diskutuar rreth sfidave për zbatimin e Ligjit për Zyrtarët Publik.

Përfaqësuesi i AKK-së, hapi takimin dhe prezantoi qëllimin e takimit, sfidat rreth zbatimit të Ligjit nga ana e Komunave në relacion me KPMSHCK, bashkëpunimin mes AKK-së dhe KPMSHCK-së dhe çështjeve tjera që ndërlidhen me personelin.

Para të pranishmëve ajo paraqiti edhe qëndrimin e AKK-së se janë të gatshëm për bashkëpunim dhe ofrojnë përkrahje rreth organizimit të takimeve sa herë që janë të nevojshme dhe të arsyeshme.

Kryesuesja e Kolegjiumit znj.Hidajete Hoxha- Guri, paraqiti sfidat me të cilat po ballafaqohen Zyrat e personelit të Komunave, ligji i ri, ende nuk ka gjetur zbatim në procedura pasi ende mungojnë aktet nënligjore, pastaj mungon Katalogu i vendeve të punës, i cili ende është në proces dhe afati për miratimin e tij është në fund të dhjetorit. Ajo po ashtu kërkoj që në Grupin Punues të përfshihet edhe anëtari nga niveli lokal, me qëllim të harmonizimin të pozitave të punës mes komunave.

Shumica e Menaxherëve të Personelit diskutuan rreth pakënaqësive që janë shfaqur nëpër komuna sepse janë klasifikuar ndryshe nga komuna në komunë, kështu që paralajmëruan anëtarët e Këshillit se do të mund të ketë ankesa e shumta që do të i paraqesin zyrtarët publik të Komunave.

Nga ana e KPMSHCK prezent ishin Kryetari z.Jeton Koca dhe anëtarja znj.Ardita Demi, ku kryetari Koca paraqiti të gjitha ndryshimet që i ka sjellë ligji i ri, pozitat udhëheqëse me mandat dhe pa mandat, ndryshimi mes atyre që kanë qenë pjesë e shërbimit civil dhe atyre që do të bëhen, transferet, inicimi i procedurave penale në raport me procedurat administrative, rastet kur ngritët aktakuzë ndaj zyrtarit publik dhe çështje tjera të ndërlidhura me ligjin e ri.

Po ashtu ai i’u përgjigj edhe shumë pyetjeve të parashtruara nga ana e Menaxherëve të Personelit edhe pse disa nga shqetësimet kryesore më shumë ndërlidheshin me Departamentin  për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik në Ministrinë e Administratës Publike dhe Punëve të Brendshme.

Anëtarët e KPMSHCK i njoftuan të pranishmit se janë duke i vizituar Komunat dhe kanë hasur në mirëkuptim nga ana e Kryetarëve të Komunave dhe shumë çështje janë rregulluar pasi janë diskutuar sidomos situatat delikate dhe janë gjetur zgjidhjet adekuate.

Në fund të takimit u dakorduan që të organizohet një takim i përbashkët mes kryesisë së Kolegjiumit të Menaxherëve të Personelit, përfaqësuesve të Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik (DMZP) dhe përfaqësuesve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës(KPMSHCK), me qëllim që së bashku të diskutohen të gjitha çështjet që ndërlidhen me shërbimin civil në Komuna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministri i Malit të Zi,ka folur për zhvillimet…