Komunat e udhëhequra nga PDK-ja ndër më transparente, Krasniqi: Rezultate të punës profesionale
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pasi tri kryetarët e komunave të udhëhequr nga PDK-ja, dolën të parat për transparencë nga KDI-ja.
Krasniqi ka thënë se sukseset e Ferizajt, Prizrenit e Skenderajt janë rezultat i punës profesionale.
“Me mbi 90 për qind të pikëve të grumbulluara kanë dalë edhe katër komuna të tjera që udhëhiqen nga PDK-ja, Skenderaj, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut dhe Vushtrria, ndërsa edhe Hani i Elezit është pozicionuar afër tyre. I përgëzoj kryetarët e komunave tona për përkushtimin e tyre në shërbimin publik”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Tri komuna të cilat udhëhiqen nga Kryetarët e PDK-së, Drenasi, Ferizaj dhe Prizreni, sot janë shpallur kampione për transparencë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Këto suksese të komunave tona nuk janë më një risi – por rezultate të një pune profesionale, efikase dhe në shërbim të qytetarëve.
Me mbi 90 për qind të pikëve të grumbulluara kanë dalë edhe katër komuna të tjera që udhëhiqen nga PDK-ja, Skenderaj, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut dhe Vushtrria, ndërsa edhe Hani i Elezit është pozicionuar afër tyre. I përgëzoj kryetarët e komunave tona për përkushtimin e tyre në shërbimin publik.
Modeli i qeverisjes që e vendos interesin qytetar në qendër, i zbatuar nga PDK, po rikonfirmohet vit pas viti si modeli më i suksesshëm në vend.
Asgjë më pak se punë, projekte konkrete, transparencë e përmirësim të mirëqenies së qytetarëve!