Komunat janë kundër mbylljes totale

29 gusht 2021 | 14:55

Kryetarët e komunave janë pajtuar me masat e reja të vendosura dje nga Qeveria e Kosovës, por bashkë me Asociacionin e Komunave të Kosovës, janë kundër mbylljes totale.

Drejtori i Asociacionit të komunave, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se në kohën kur kemi pas mbyllje totale nuk kemi pas vaksina.

Sipas tij, zgjidhja tani është vaksinimi dhe jo mbyllja.

“Sa i përket mbylljes totale në asnjë rast kryetarët e komunave dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës nuk është pro ndonjë mbyllje totale, ashtu siç ka qenë më parë sepse rrethanat janë ndryshe. Në atë kohë kur kemi pas mbyllje totale nuk kemi pas vaksina, kurse tash kemi vaksina. Kërkesa e Asociacionit të Komunave të Kosovës është që sa më shumë të kemi pika të vaksinimit apo qendra të vaksinimit, këtë gatishmëri e kanë shprehur edhe kryetarët e komunave gjatë takimin me ministrin Vitia dhe kanë kërkuar që numri i punonjësve shëndetësorë të rritet, të shtohet në mënyrë që qytetari i Kosovës të ketë mundësi ta marrë vaksinën. Në ditët e fundit kemi grumbullime nëpër qendrat e vaksinimit dhe për këtë arsye komunat në takimin e fundit kanë kërkuar nga ministri Vitia që të bëjë të pamundurën që të hapë sa më shumë qendra të vaksinimit. Në anën tjetër mbyllja nuk është zgjidhje sepse përveç shëndetit publik duhet të kemi kujdes edhe për shëndetin ekonomik, sepse është konstatuar se pa shëndet ekonomik edhe shëndeti publik po është problem të mirëmbahet, për këtë arsye kryetarët e komunave, asociacioni i komunave nuk është pro mbylljes”, ka vlerësuar Ibrahimi në një intervistë për KosovaPress.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim KRASNIQI Dhuna fizike dhe psikike ndaj grave ndër ne…