Komunat shqyrtojnë mundësinë për ta paditur MAShTI-n dhe MSh-në për kontratat kolektive

29 prill 2022 | 12:42

Komunat e Kosovës janë duke e shqyrtuar mundësinë që ta padisin Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShTI) dhe Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) për shkak të kontratave kolektive.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka thënë se pakënaqësia e komunave është nënshkrimi i kontratave kolektive në arsim dhe shëndetësi, pa mbulueshmëri financiare.

Ibrahimi ka konfirmuar se edhe pse komunat nuk janë nënshkruese të këtyre kontratave, sipas tij ato po obligohen që t’i mbulojnë shpenzimet dhe borxhet nga nënshkrimi i këtyre kontratave.

“Komunat janë duke e shqyrtuar mundësinë që të padisin Ministritë nënshkruese të kontratave kolektive, pra kontrata kolektive për arsim dhe shëndetësi, sepse këto kontrata janë nënshkruar pa mbulueshmëri financiare. Komunat nuk janë kundër kontratave kolektive por mbulueshmëria financiare dhe borxhet që burojnë nga këto kontrata duhet të mbulohen nga niveli qendror sepse ato janë nënshkruese të këtyre kontratave e jo komunat. Pra, komunat edhe pse nuk janë nënshkruese të kontratave kolektive po obligohen të mbulojnë shpenzimet dhe borxhet nga nënshkrimi I këtyre kontratave duke iu krijuar komunave shpenzime te mëdha të procedurave gjyqësore/përmbarimore”, ka thënë ai për “Express”.

Më tutje, ai ka theksuar se këto kontrata e kanë dëmtuar buxhetin e komunave dhe se për këtë arsye ato janë duke menduar që të ngrehin padi ndaj MASHTI-t dhe MSh-së.

Ibrahimi ka bërë me dije se edhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dal kundër kërkesave të komunave që borxhet dhe që obligimet financiere për zbatimin e kontratave kolektive të merren nga niveli qendror.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teatri i Operës dhe Baletit pritet të ndërtohet në hapësirën…