Komunës së Prishtinës i shtohen pesë drejtori të reja
Partia fituese e zgjedhjeve lokale në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës, me vështirësi e ka zgjedhur sot kryesuesin e Kuvendit Komunal. Kjo pasi që përveç me PDK-në, nuk ka arritur të bëjë koalicion edhe me dy partitë tjera, AAK-në dhe AKR-në.
Përkundër faktit që janë shtuar plot 5 drejtori të reja në Komunën e Prishtinës, kjo nuk u ka mjaftuar për ndarjen e posteve.
Probleme me ndarjen e drejtorive, LDK-ja është duke pasur edhe me partinë që tashmë ka arritur marrëveshje, PDK-në. Edhe pse marrëveshja u bë e ditur mëngjesin e sotëm, të paktën zyrtarisht ende nuk kanë bërë të ditur se cilat drejtori do t’i takojnë kësaj partie.
Ndryshe, qeverisja e kaluar e udhëhequr nga Shpend Ahmeti ka qeverisur me gjithsej 11 drejtori. Ndërsa, tani disa drejtori janë ndarë dhe gjithsej janë bërë 16 drejtori.
Drejtoritë e tanishme:
- Administrata
- Shëndetësia
- Mirëqenia Sociale
- Arsimi
- Kultura
- Sport
- Bujqësia
- Financa
- Prona
- Urbanizmi
- Investime kapitale dhe menaxhimit të kontratave
- Shërbime Publike, Mbrojtje…
- Kadastër
- Inspekcion
- Planifikim strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm
- Parqeve
Drejtoritë e qeverisjes së kaluar:
1.Drejtoria e Administratës;
- Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale;
- Drejtoria e Arsimit;
- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
- Drejtoria e Financave dhe Pronës;
- Drejtoria e Ekonomisë dhe Zhvillimit;
- Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit;
- Drejtoria e Infrastrukturës Lokale;
- Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit;
- Drejtoria e Kadastrit;
- Drejtoria e Inspekcionit.