Komunitetet joshumicë në Podujevë kërkojnë mbështetje ekonomike

07 qershor 2021 | 12:21

Komiteti për Komunitete i Kuvendit të Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen radhës, të cilën e udhëhoqi kryesuesja e Komitetit, Albina Avdiu.

Në mbledhjen e rregullt të Komitetit për Komunitete, kryesuesja Avdiu ka prezantuar një informatë rreth vizitës së anëtarëve të Komitetit për Komunitete, realizuar familjeve të komuniteteve joshumicë në fshatrat Batllavë dhe Orllan.

Ndërsa, udhëheqësi i Zyrës për komunitete dhe kthim, Liman Zeqiri dhe anëtari i komunitetit Mefail Rama, gjatë diskutimeve të tyre prezantuan një raport me kërkesat dhe nevojat e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve, kërkesa këto të cilat kryesisht kanë të bëjnë me gjendjen ekonomike dhe disa kërkesa infrastrukturore.

Kërkesa këto të cilat do të dërgohen në drejtoritë përkatëse të Komunës së Podujevës.

Me theks të veçantë në raport u prezantuan problemet me infrastrukturë me të cilat përballen, pjesëtarët e këtij komuniteti në fshatin Orllan.

Në fund të takimit u vendos që anëtarët e Komitetit bashkë me kryesuesen të dalin për vizita familjeve të komuniteteve joshumicë me gjendje jo të mirë ekonomike, për t’i listuar ato dhe pastaj për të gjetur forma të përkrahjes për ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me…