Komuniteti Mbarëshqiptar në Australi, notë proteste për shkarkimin e ambasadorit Hajdin Abazi (Dokument)

22 maj 2021 | 15:14

Komuniteti Mbarëshqiptar me qënder në Adelaide, Australi i ka dërguar notë proteste drejtueseve të institucioneve të Kosovës për shkarkimin nga detyra e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Australi, Hajdin Abazi.

“Me indinjim të thellë kemi marrë lajmin e shkarkimit të mënjehershëm nga detyra të 12 Ambasadorëve fuqiplotë të Republikës së Kosovës. Ambasadorët shqiptarë përfaqesojnë nëvojat, interesat dhe detyrimet e Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Komunitetin Mbarëshqiptar.

“Pa hyrë në debate të tepërta për ketë problem, ne mendojmë se imazhi i Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë është dëmtuar shumë me largimin nga detyra të ambasadorit tonë këtu, dr. Hajdin Abazi”, thuhet ndër të tjera në këtë notë proteste të Komuniteti Mbarëshqiptar me qënder në Adelaide.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Më 22 Maj 2000 në Gjilan u lëshua…