Komuniteti Shqiptar në Michigan arrin marrëveshje me kompaninë ‘Coca Cola’ dhe ‘Leonard’s Syrups’
Shoqata e Komunitetit Shqiptar në Michigan ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë më të madhe në botë për pije freskuese ‘Coca Cola’ dhe me kompaninë tjetër të pijeve “Leonard’s Syrups”.
Në emër të Shoqatës Komuniteti Shqiptar në Michigan kontratën e nënshkroi kryetari i shoqatës, Gjevalin Gegaj, nga kompania ‘Coca-Cola; Joshua Bennett, ndërsa në emër të kompanisë ‘Leonard’s Syrups’ Lucas Iskra.
Me ketë marrëveshje përfitojnë pronarët e restoranteve duke blerë produktet nga këto kompani me çmimin më të ulët në treg.
Pjesëmarrësit në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje vlerësuan se kjo marrëveshje është arritja më e madhe në historinë e komunitetit shqiptar në këtë shekull.
Postimi i plotë në faqen e Jehona e Malësisë në Fb:
Në ambientet e bukura të sallës Nënë Tereza pranë Kishës “Zoja Pajtore” në Southfield-MI, u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Shoqatës Komuniteti Shqiptar në Michigan, kjo shoqatë e përbërë nga përfaqësues të shoqatave “KOSOVA” dhe “JEHONA E MALËSISË” me kompaninë më të madhe në botë për pije freskuese – Coca Cola, dhe me kompaninë më të madhe të pijeve freskuese për shtetin e Michigan-it – Leonard’s Syrups.
Në emër të Shoqatës Komuniteti Shqiptar në Michigan kontratën e nënshkroi kryetari i shoqatës, z. Gjevalin Gegaj, nga kompania Coca-Cola, z. Joshua Bennett, ndërsa në emër të kompanisë Leonard’s Syrups , z. Lucas Iskra.
Me ketë marrëveshje përfitojnë pronarët e restoranteve duke blerë produktet nga këto kompani me çmimin më të ulët në treg dhe duke marr shërbimin ma te mirë, e në të njëjtën kohë një përqindje e konsiderueshme nga çmimi në fjalë shkon në fondin e Shoqatës me qëllim që të grumbullohen mjetet për ndërtimin e Qendrës Kulturore Shqiptare në Michigan.
Komuniteti Shqiptar në Michigan është i regjistruar si shoqatë joprofitabile me status të veçantë (501c3) që lejon kontribuuesit zbritje taksash bazuar në kontribut.
Pjesëmarrësit në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje vlerësuan se kjo marrëveshje është arritja më e madhe në historinë e komunitetit tonë në këtë shekull.