Komunitetit të verbër në kryeqytet i dhurohet një printer me alfabetin braille
23 dhjetor 2019
| 16:40
Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Humanity First” kanë dorëzuar një printer me alfabetin braille për komunitetin e verbër.
“Ky lloj i printerit është i domosdoshëm për funksionimin normal të kësaj Shoqate, duke qenë se shtypi në alfabetin braille i ndihmon në integrimin në shoqëri. Në vitin e ardhshëm është planifikuar edhe renovimi i tërësishëm i hapësirave të kësaj shoqate, prej së cilës shërbimet e komunitetit të verbër do të bëhen edhe më kualitative”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/