KON-i nderon ish-presidentin e KOK-ut, Besim Hasani me çmimin ‘Urdhri Olimpik’
08 nëntor 2021
| 19:55
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), ka nderuar ish-presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me çmimin “Urdhri Olimpik” (Olimpik Order).
Çmimin Hasanit ia ka ndarë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, në ceremoninë “IOC Golden Rings Awards”, që u mbajt sonte në Shtëpinë Olimpike në Lozanë të Zvicrës.
Ish presidentit të KOK-ut, çmimi i është ndarë për kontributin e dhënë në promovimin e vlerave olimpike në Kosovë. Ai kishte udhëhequr Lëvizjen Olimpike në Kosovë për 25 vjet (1996 – 2021).
Një çmim të tillë KON e ndanë që nga viti 1975, ndërsa u jepet personaliteteve që kanë dhënë kontribut në Lëvizjen Olimpike. Hasani është edhe kryetar i Federatës së Kërlingut të Kosovës.