Koncept-dokumenti për vettingun dërgohet në qeveri

28 shtator 2021 | 12:26

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se koncept-dokumenti për vettingut është dërguar në Qeverinë e Kosovës, ku do të votohet në mbledhjen e radhës.

Haxhiu ka thënë se është bërë punë e jashtëzakonshme për të nisur procesi i vettingut në sistemim gjyqësor.

“Pas një punë të jashtëzakonshme e kemi drejtuar për qeveri dhe do të votohet në mbledhjen e radhës së qeverisë. Sistemi i vetingut përballet me probleme të shumta. Krahas sfidave, shkaktar i këtyre ngecjeve është integriteti i mangët.  Falënderoj juristë në përbërje të vettingut. Koncept-dokumenti është komentuar edhe nga ekspertët ndërkombëtarë.  Është punuar që të garantohet proces i drejtë. Dokumenti përmban 5 opsione. Fokus i është kushtuar praktikave të mira. Zotimi ynë për shtetin e së drejtës do të jetësohet. Ky proces nuk po bëhet kundër një emri të përveshëm, por është i domosdoshëm. Vettingu është kërkesë shoqërore”, ka thënë Haxhiu në një konferencë për media.

Ndërsa zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala,  ka thënë se ky koncept-dokument është rezultat i një pune serioze.

“Janë identifikuar 5 opsione. Ruajtja e status quo-s, parasheh zhvillimet e vetingut, parasheh zhvillimet kushtetuese dhe opsioni i kombinuar ndërmjet asaj kushtetuese dhe ligjore. Vazhdimi i performancës parashihet me mekanizma të ndërtuar nga Këshilli Gjyqësor dhe ai prokurorial.  Anëtarët do të zgjidhen në Kuvend. Vettingu do të zhvillohet me tre trupa vendimmarrës gjyqësor dhe dy trupa prokurorë. Subjektet e vettingut do të jenë gjyqtarët dhe prokurorët. Përgjatë procesit do të sigurohet vazhdimësi e punës në institucionet e përfshira. Në rast se gjatë shqyrtimit të rastit ka shkelje për subjektin propozohet sanksione të caktuara. Këshillat do të kenë përbërje me anëtarë dhe do të jenë të gatshëm për të vlerësuar integritetin e performancës”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur…