Koncert i madh për nder të bashkatdhetarëve në Skenderaj
Në kuadër të shënimit të Ditës së Diasporës, që i kushtohet bashkatdhetarëve tanë, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës në Republikën e Kosovës, të mërkurën organizon koncert të madh festiv, me këngëtarë të shquar të estradës shqiptare dhe grupe profesioniste valltarësh.
Koncerti do të mbahet në sheshin “Adem Jashari’ në Skenderaj dhe do t’i paraprijë aktiviteti i homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, dy ministrat e Diasporës shqiptare të shteteve respective Shqipëri dhe Kosovë, Pandeli Majko dhe Dardan Gashi, zyrtarë të tjerë qeveritarë, përfaqësues të institucioneve tjera të vendit, bashkatdhetarë, qytetarë dhe të ftuar të tjerë.
Më pas, në ora 20:30, do të fillojë koncerti, në të cilin do të marrin pjesë: Afrim Muçiqi, Ansambli i Valleve dhe Këngëve “Shota”, Leonora Jakupi, Rifat Dragaj, Kosovare Hasi, Vëllezërit Dragaj, Ansambli “Drenica” dhe Skender Hasi.