Koncert madhështor në Tiranë, për nder të miqësisë me ShBA-në
29 korrik 2022
| 11:50
Në sheshin “Skënderbej” në Tiramë është duke u mbajtur koncert madhështor, në nder të miqësisë 100 vjeçare mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në koncert janë duke përformuar emra si Yll Limani, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni e Bruno, Alban Skënderaj, Soni Malaj, e shumë emra të tjerë të muzikës shqiptare.
Një koncert i ngjashëm do të mbahet edhe pas disa ditësh në Tiranë.
Përformuese do të jetë artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.