“Koncert pa diplomatë, Gërvalla e izoluar” – Rashiti flet për vetminë diplomatike të Kosovës në Zvicër

13 mars 2025 | 10:43

Simbas deputetit kosovar në Bern të Zvicres, shteti kosovar ka rënë në një vetmi të thellë diplomatike.

Ambasada e Kosovës, siç njofton ai, ka organizuar koncert të Filharmonisë së Kosovës në Zvicer, dhe pa të pranishëm ndonjë politikan të huaj e gati asnjë diplomat të huaj.

“Gërvall ishte aty, por shumë e izoluar”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, Ambasada e Kosovës organizoi një koncert me Filharmoninë e Kosovës në Zvicër.

Sipas burimeve, pothuajse gati asnjë politikan zviceran dhe pothuajse gati asnjë diplomat i huaj nuk ishte i pranishëm.

Zonja Gërvalla ishte aty, por shumë e izoluar.

Megjithatë, në këtë periudhë, të gjithë senatorët dhe këshilltarët kombëtarë të Zvicrës ndodhen në Bernë.

Dështimi diplomatik dhe i marrëdhënieve politike në Zvicër është i thellë dhe pasojë e qeverisë në largim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi Politik “Afrim Zhitia”, ka kërkuar nga gjithë akterët politik…