
Koncert virtual në Notre Dame për Vitin e Ri
01 janar 2021
| 13:59
Në pritje të ndërrimit të viteve, parizienët shijuan një koncert virtual që dukej se po zhvillohej në katedralen e Notre Dame. Ky ishte spektakli i parë i këtij lloji i realizuar nga muzikanti francez, Jean-Michel Jarre, në formën e një avatari.
Eventi virtual, i cili u transmetua live në të gjithë botën, zëvendësoi spektaklin tradicional të fishekzjarrëve, për t’u përshtatur me kushtet e pandemisë.
Spektakli nisi rreth orës 23:25 të datës 31 dhjetor dhe zgjati për 50 minuta, duke mirëpritur vitin e ri, 2021. Një shfaqje e rrallë që, për shkak të koronavirusit, detyroi të gjithë të festonin ndryshe këtë ndërrim vitesh.