Kone largohet nga Feronikeli

15 maj 2018 | 15:04

Ben Hamed Kone i cili kishte ardhur me shumë bujë te Feronikeli në këtë dimër, do të largohet në fund të këtij sezoni.

Fotografia e KF Feronikeli

Feronikeli e ka konfirmuar se ai do ta vazhdojë karrierën në Zvicër. “Duke e falënderuar për kontributin e madh të dhënë dhe për energjinë e treguar në fushë, klubi njofton që pas përfundimit të këtij kampionati, Ben Hamed Kone nuk do të jetë më pjesë e Feronikelit. Për këta muaj sa qëndroi tek klubi ynë, ai u adaptua shumë lehtë me lojën dhe u familjarizua shumë shpejt me lojtarët, por aventura e tij në klubin dhe shtetin tonë përfundon këtu. Ne e falënderojmë për atë që ka bërë për Feronikelin dhe i dëshirojmë fat në kampionatin zviceran, ku do ta vazhdojë karrierën e mëtutjeshme”, thuhet në njoftim e KF Feronikeli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe…