Konferenca e DNV-së: Problematikë fotografimi i votës e fshirja e lehtë e ngjyrës, minon integritetin zgjedhor

09 shkurt 2025 | 14:21

Demokracia në Veprim, ka zhvilluar edhe një konferencë tjetër, të dytën sot, në lidhje me zgjedhjet që po zhvillohen në Kosovë, ku ka njoftuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor demokratik.

Nga DNV është thënë se deri tash atmosfera ka qenë kryesisht e qetë pa ndonjë incident serioz.

‘‘Sipas raportimeve të 500 vëzhgueseve në tërë vendin, deri në mesdite procesi është karakterizuara nga një atmosferë e qetë pa ndonjë parregullesi a ndonjë incident serioz. Deri në orën 12 të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 14.5 % të qyaztetarve në nivel vendi. Dalja në komunat mnë shumicë serbe ngjashme edhe sikur në proceset e kaluara zgjedhore është gati dyfish me e lartë se mesatarja e daljes nëp nivel vendi, respektivisht ne mbi 24 %’’, është thënë në konferencë nga Eugen Cakolli.

Si problematik më e vërejtshme ka qenë problemi me gjetjen e emrit në lisat e votuesve.

‘‘Sa i përket parregullsive me të shprehura, deri në mesdite, vështirësitë për të gjetur emrin në listën e votuese nga ana e votuese, janë parregullsitë kryesore që kanë karakterizuar mbi 505 të vendvotimeve në nivel vendi.  Shqetësuese mbetet fakti që kemi afërsisht 6 % të vendvotimeve në të cilat numri i votueseve që nuk e kanë gjete në listën e votueseve arrinë deri në 50 sosh. Kjo problematike mund të jetë si rezultat i ndryshimeve të shumta në qendrat e votimit që janë bërë nga ana e KQZ-së për shkak të rritjes së numrit të votueseve por edhe ndryshimeve të tjera. Sipas rregullave të KQZ-së, vetëm votuesit që nuk din shkrim lexim, dhe votuesit që kanë paaftësi fizike mund të kërkojnë asistencë për të votuar. Megjithatë për votuesit e grupit të dytë, kërkohen një dëshmi mjekësore. Deri në mesditë fenomeni i votimit me asistencë ka qenë mjaftë i shprehur. Në fakt 6% e numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë votuar deri më tani kanë votuar me asistencë. E në mesin e votuesve të asistuar 2 të tretat e tyre janë votuese gra’’, është thënë tutje.

Po ashtu në konferencë është theksuar edhe problemi i fotografimit të votës si dhe fshirja e ngjyrës të votuesve, gjë e cila, nga DNV është thënë se mund të hap rrugë minimit të integritetit zgjedhor.

‘‘Sa i përket fotografimit të votës, ky fenomen është ende prezentë në këto zgjedhje, Deri në orën 12 kemi pasur raste të izoluara. Sa i përket incidenteve apo të një natyre me serioze, 4% të vendvotimeve në nivel vendi gjatë pjesës së parë të ditës kanë hasur qoftë procedurale, apo probleme të një natyre më serioze. Vlen të përmendet çështja e vendosjes së kabvinave të votimit, ku përkundër faktit të njëjtat janë vendosur sipas regullatives ligjore, ka pasur raste të shtuar ku persona të identifikuar si staf i KQZ kanë kërkuar që kabinat e votimit të vendosen përball njëra tjetrës.  Problem tjetër i evidentuar gjatë pjesës së parë të ditës, është edhe fshirja e lehtë t ngjyrës të votueseve, problem ky mund të ndikojë dhe mund ti hap rrugë votimit të dyfishtë që do të mund ta minonte integritetin zgjedhor’’, është thënë tutje në konferencë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, gjatë një…