Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj Gucatit e Haradinajt në fund të prillit
30 mars 2021
| 17:21
Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou ka thënë se konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt do të caktohet në fund të prillit.
“Besoj se do ta planifikojë e do ta ftojë konferencën e radhës për ecurinë e çështjes në fund të prillit”, ka thënë Guillou.
Para një ore ka nisur konferenca e tretë për ecurinë e çështjes ndaj kryetarit të OVLUÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinajt.