Konferenca e Rambujesë, shtëpia që mblodhi liderët (video)
06 shkurt 2022
| 09:00
Në 6 shkurtin e vitit 1999 i ka nisur punimet Konferenca Ndërkombëtare e Rambujes. Negociatat që u zhvilluan në afërsi të Parisit të Francës, synim kishin zgjidhjen e krizës në Kosovë.
Atë kohë ishte një vend në Pustenik të Hanit të Elezit që ishte shndërruar në strehë për pjesëtarët e delegacionit kosovarë që shkonin në Francë e ktheheshin nga atje.
Ishte shtëpia e familjes Brava, objekt i vjetër 205 vjeç, ku një pjesë e delegacionit kosovarë ditën që u kthyen nga qyteti francez shkuan aty.
Ky objekt tashmë është nën mbrojtje të Ministrisë së Kulturës, si shtëpi muze.
Kronika më poshtë është realizuar nga Klan Kosova në vitin 2017: