Konferenca e rektorëve të universiteteve publike, diskutohet për pranimin e studentëve të rinj
13 qershor 2022
| 16:37
Në Universitetin “Haxhi Zeka” sot është mbajtur takimi i radhës i konferencës së rektorëve të universiteteve publike të Kosovës.
Në këtë takim është diskutuar për ecuritë e përfundimit të semestrit veror në të gjitha universitetet pjesëmarrëse të konferencës.
Pikë tjetër diskutimi ishte edhe përgatitja për pranimin e studentëve të rinj për vitin e ardhshëm akademik 2022/23.