Konferenca për ecurinë e rastit të Thaçit dhe të tjerëve mbahet më 14 shtator
09 shtator 2021
| 10:46
Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të martën, më 14 shtator.
Siç thuhet në njoftimin e kalendarit të Gjykatës, konferenca do të mbahet në orën 14:30.
Aktakuza e ngritur nga Dhomat e Specializuara i bën përgjegjës Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-99.