Konfirmohen bisedimet Beshiktash-Mourinho

20 maj 2024 | 12:24

Jose Mourinho është gati të nënshkruajë me klubin turk, Beshiktash. Huseyin Yucel, nënkryetar i klubit, konfirmoi për mediat turke se ata kanë zhvilluar një takim tashmë me strategun portugez.

“Ne u takuam me Jose Mourinhon në Stamboll një muaj më parë dhe ai ishte i lumtur për ofertën tonë. Ne kemi sqaruar tashmë kushtet ekonomike dhe do të udhëtojmë në Itali javën e ardhshme për t’u takuar personalisht”, ka thënë Yucel.

Mourinho gjatë karrierës se tij ka drejtuar klube si Roma, Inter, Chelsea, Manchester United, Tottenham, Porto dhe Real Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erjola Doçi ka qenë së fundmi e ftuar në “Mos…