Konfirmohen dënimet e përjetshme për 10 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane

12 korrik 2021 | 13:29

Gjykata e Apelit në Egjipt mbështeti dënimet e përjetshme për dhjetë anëtarë të Vëllazërisë Myslimane. Në mesin e të dënuarve është edhe udhëzuesi suprem i lëvizjes, Mohammad Badie.

Dënimet e përjetshme – 25 vjet burgim në Egjipt janë shqiptuar fillimisht në vitin 2019. Dhjetë burrat janë dënuar për dhunë gjatë revolucionit të vitit 2011, që ka çuar në përmbysjen e diktatorit Hosni Mubarak.

Gjykata gjithashtu ka shfajësuar tetë liderë të rangut të mesëm të organizatës islamike.

Ata ishin dënuar më parë me 15 vjet burgim. Presidenti islamist, Mohamed Morsi, pasoi Mubarakun, por ushtria, e udhëhequr nga presidenti i tanishëm i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, e kishte rrëzuar Morsin, pas protestave masive kundër sundimit të tij.

Sisi e kishte shpallur të paligjshme Vëllazërinë Myslimane në vitin 2013 dhe pati burgosur mijëra mbështetës të saj. Vendimet e fundit të gjykatës janë finale dhe nuk mund të apelohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 428 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore…