Konfirmohet aktakuza ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës
10 korrik 2024
| 13:58
Është konfirmuar aktakuza ndaj tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës-Topit.
Lajmi është bërë me dije nga Dhomat e Specializuara të Hagës, e njohur si Gjykata Speciale.
Në njoftim është thënë se “më 8 korrik, gjykatësja e procedurës paraprake në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala konfirmoi ndryshimet në aktakuzën e përbashkët dhe urdhëroi ZPS-në të dorëzonte versionin e fundit të kësaj aktakuze deri më 10 korrik”.
“Pasi të dorëzohet, ajo do të jetë aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore. Në përputhje me rregullën 90(3), gjykatësja Maswlo (Masselot) caktoi paraqitjen e mëtejshme të Januzit dhe Bahtijarit të premten, 12 korrik në orën 09:30”, ka njoftuar Specialja.