Konfirmohet ardhja e 24 mijë vaksinave të ‘AstraZeneca’-s në Kosovë
26 mars 2021
| 16:20
Ministra e Shëndetësisë (MSh) ka konfirmuar se COVAX- e ka miratuar aplikimin e Qeverisë së Kosovës për marrjen e këtyre vaksinave kundër Covidit.
“GAVI ka informuar MSh se vaksinat e para (‘AstraZeneca’) në kontigjent prej 24 000 dozave do ta arrijnë shumë shpejt. MSh-ja, sipas procedurave të aplikimit të përgatitura nga COVAX, ka dorëzuar aplikacionin me te gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizëm dhe, COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar aplikimi i saj”, është thënë në një përgjigje të MSh-së për “Express”.
Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit.