Konfirmohet: Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës
30 korrik 2021
| 19:18
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, do të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Vajza e tij e ka konfirmuar këtë lajm.
Doruntina Hamza në llogarinë e saj në “Facebook” ka postuar një fotografi të babait me mbishkrimin: “Për Mitrovicën”.