Konfirmohet debati i parë televiziv presidencial në SHBA, Biden-Trump

15 maj 2024 | 21:14

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe rivali republikan Donald Trump pranuan të mërkurën ftesën e CNN për t’u përballur më 27 qershor në debatin e parë të kandidatëve presidencialë 2024, raporton Reuters.

“Siç thatë ju: kudo, në çdo kohë, në çdo vend”, tha Biden në mediat sociale pasi presidenti demokrat për herë të parë parashtroi kushtet e tij për ta përballur ish-presidentin në televizionin kombëtar.

Trumpi e quajti Biden “debatuesin më të keq” me të cilin është përballur ndonjëherë.

“Unë jam i gatshëm të debatoj në dy kohët e propozuara në qershor dhe shtator”, shkroi ai në rrjete sociale.

CNN tha se debati do të mbahet në studion e tyre në Atlanta pa audiencë, duke shtuar se një moderator do të zgjidhet më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i PDK-së, Memli krasniqi ka folur për takimin me…