Konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiqin
08 qershor 2021
| 16:34
Gjykata e Apelit në Hagë ka shpallur sot vendimin përfundimtar kundër Ratko Mlladiqit.
Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara e mbështetën dënimin me burg të përjetshëm ndaj ish-shefit ushtarak serb, Ratko Mlladiq për organizimin e gjenocidit dhe mizorive të tjera gjatë gjithë luftës së Bosnjës 1992-95.
Ish-komandanti serb, Ratko Mlladiq ka humbur apelin e tij kundër një dënimi të vitit 2017 për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Mekanizimi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, mbështeti dënimin e përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e rreth 8,000 burrave dhe djemve muslimanë boshnjakë në Srebrenicë.