Konfirmohet edhe viktima e tretë e nxjerrë nga lumi Lepenc
18 qershor 2023
| 19:53
Është konfirmuar edhe viktima e tretë në veturën e nxjerrë nga lumi Lepenc, infomon Klan Macedonia.
Tre viktimat edhe pse jozyrtarisht, siç njofton ekipi i KlanM nga vendngjarja, janë anëtarët e familjes Pacolli nga Kosova, të cilët u aksidentuan ditën e shtunë në rrugën Shkup – Bllacë.
Fat në fatkeqësi është shpëtimi i njërit nga të aksidentuarit, 20 vjeçari Shkëlqim Pacolli, i cili kishte arritur mrekullisht të hidhet nga vetura, të cilën po e merret uji i rrëmbyshëm i lumit Lepenc.