Konfirmohet gjyqtari për ‘El Clasicon’ mes Realit dhe Barçës

24 tetor 2024 | 16:31

Të shtunën zhvillohet ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës e vlefshme për La Liga.

Për këtë ndeshje, gjyqtari kryesor është zgjedhur Jose Maria Sanchez Martinez.

Kurse në sistemin VAR do të jetë Alejandro Muniz Ruiz.

Jose Maria Sanchez ka një rekord interesant gjatë karrierës së tij. Ai ka qenë gjyqtar në ndeshjet e Real Madridit në 35 ndeshje, ku skuadra madrilene ka fituar 23 herë, ka barazuar në shtatë dhe ka humbur në pesë.

Kurse në takimet e Barcelonës ai ka qenë pjesë 34 herë, ku klubi katalunas fitoi 26 herë, barazoi në dy ndeshje dhe humbi në gjashtë ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madrid është mposhtur mbrëmë 1:3 nga Lille i Edon…