Konfirmohet: I vrari në Zahaq është Qerim Kelmendi
27 shkurt 2020
| 09:27
Në orët e mesnatës është vrarë Qerim Kelmendi, ish-ushtar i UÇK-së.
Lajmin e ka konfirmuar profesori Muhamet Kelmendi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Veprimtari i radhëve të para të UÇK-së Qerim Kelmendi vdes në atentat në Zahaq. Lavdi emrit dhe veprës së Q. Kelmendit”, ka shkruar Muhamet Kelmendi.
Qerim Kelmendi është vëllai i Ibrahim Kelmendit, ish-anëtarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës.